“Gegnisht fjala artistike” ul siparin- Edicioni i tretë u zhvillua në bibliotekë, muze dhe sallën “Mikel Koliqi”
“Gegnisht Fjala Artistike” përmbylli edicionin e tretë me shfaqjen e zhvilluar në sallën “Mikel Koliqi.
Interpretuesit pjesëmarrës sollën krijimtarinë e Koliqit përmes poezive dhe teatrit poetik. Aktiviteti u shoqërua me këngë shkodrane nga artistët e rinj.
Qëllimi i aktivitetit, shprehet regjisori Stefa është evidentimi i vlerave dhe personaliteteve të letërsisë në gegërisht.
Puna me të rinjtë është e bukur, por edhe e vështirë njëkohësisht, vijon më tej Stefa.
Edicioni i tretë i aktivitetit “Gegnisht Fjala Artistike” i organizuar nga Shoqata Kulturore Teatrore “Zef Jubani” përfshiu disa mjedise të qytetit si: Biblioteka “Marin Barleti”, Muzeu Historik i Shkodrës dhe së fundmi Famullia “Zoja e Shkodrës”.