“Gegnisht” me poezi dhe muzikë, juria ndau çmimet për më të mirët në ese, poezi, prozë dhe përkthim
Poezi që krijojnë melodi të ndërthurura bukur me këngët e traditës erdhën në mënyrë elegante në një pasdite tipike shkodrane në Muzeun Historik të qytetit.
Konkursi i krijimtarisë letrare i emërtuar “Gegnisht” zhvilloi edicionin e tretë, por të parin fizikisht pasi dy të parët u zhvilluan online. 12 krijimet pjesëmarrëse u interpretuan nga vetë autorët, por edhe të ftuarit.
Juria vlerësoi me çmimin “Arshi Pipa” për esenë më të mirë autoren Dije Demiri Frangu. Çmimi “Ndre Mjeda” për poezinë më të mirë u fitua nga Mario Paloka ndërsa ai “Ernest Koliqi” nga Gilmana Bushati. Çmimi “Gjon Shllaku” për përkthimin më të mirë shkoi për autorin Elmaz Fida.