Genc Barkiçi në “Histori Sportive” – Mjeshtër ndërkombëtar në peshëngritje: 13 tituj, 40 rekorde, 250 medalje

Emisioni “Histori Sportive” që transmetohet si zakonisht, çdo të premte në ekranin e RTSH Shkodra, këtë radhë ka pasur si personazh Genc Barkiçin.
Një figurë kjo shumë e njohur në sportin e peshëngritjes, i cili në karrierën e tij sportive mban titullin e lartë “Mjeshtër Ndërkombëtar”, ndërkohë që për 13 vite është shpallur kampion individual në peshën e tij, ka përmirësuar 40 rekorde të reja kombëtare duke fituar 250 medalje me ekipin Kombëtar.
Ndër të tjera, Genc Barkiçi do të mbahet mend, jo vetëm për rekordet e tij personale, por edhe për sukseset e jashtëzakonshme që kë arritur si trajner së bashku me sportistin e tij, Erkand Qerimaj.
Krahas sportit të peshëngritjes, Genc Barkiçi ka një kontribut të madh edhe në sektorin e edukimit fizik, ku aktualisht shërben në gjimnazin “28 Nëntori”.