Genoa feston me Rita Orën
Këngëtarja Rita Ora ka bashkëpunuar me klubin italian Genoa duke veshur fanellën e artë të klubit të Serisë A me rastin e 130-vjetorit të themelimit. Motra e saj, Elena, ka veshur fanellën tradicionale me ngjyrat kuqeblu. Të dyja motra kanë 16 milion e gjysmë ndjekës në Instagram.
“Jemi shumë të lumtur për bashkëpunimin me superyllin botëror Rita Ora dhe motrën e saj, Elena, për festimin e 130-vjetorit tonë”, tha shefi ekzekutiv i XhenoaS, Andres Blazkuez.