George Clooney i kërkon Joe Biden të tërhiqet nga gara presidenciale
George Clooney bën thirrje për tërheqjen e Joe Biden nga gara për rizgjedhje në Shtëpinë e Bardhë.
Clooney , një demokrat i përjetshëm, shkroi një ese të ftuar në New York Times tre javë pasi ishte nëshoqërinë e Presidentit Biden në një ngjarje për mbledhjen e fondeve.
“Biden nuk mund ta fitojë betejën e tij kundër kohës. Askush nga ne nuk mundet. Është e tmerrshme të thuash, por Joe Biden me të cilin u shoqërova tre javë më parë në një mbledhje fondesh nuk ishte Joe Biden i vitit 2010. Ai nuk ishte Joe Biden i vitit 2020. Ai ishte i njëjti person që pamë në debat”, shkroi Clooney në një shënim në New York Times.
Aktori ishte një nga protagonistët e mbledhjes së fondeve ku Biden mori pjesë në Los Angeles pas G7-ës së fundit.
Ylli i kinematografisë, i lidhur politikisht me demokratët, i bashkohet kështu një grupi të madh figurash publike që po i bëjnë thirrje që Joe Biden të largohet nga gara presidenciale.
“Unë e dua Joe Biden. Si senator. Si nënpresident dhe si president. E konsideroj mik dhe besoj në të – vazhdon Clooney. Unë besoj në karakterin e tij. Unë besoj në moralin e tij. Në katër vitet e fundit ai ka fituar shumë nga betejat me të cilat është përballur. Por e vetmja betejë që nuk mund ta fitojë është ajo kundër kohës. Ky nuk është vetëm mendimi im: ky është mendimi i çdo senatori, kongresisti dhe guvernatori me të cilin kam folur privatisht”.
Të hënën e kaluar, edhe mjeshtri i shkronjave, Stephen King, një nga shkrimtarët më të famshëm në botë, e kishte ftuar Biden të bënte një hap prapa: “Joe Biden ishte një president i mirë”, kishte shkruar King për të gjithë amerikanët, i cili largohet nga gara për rizgjedhja në Shtëpinë e Bardhë”.