Georgina në lot në Globe Soccer Awards, çfarë bëri Ronaldo

Georgina Rodriguez në lot për Cristiano Ronaldon e saj, protagonist absolut në skenën e Globe Soccer Awards, në Dubai. Shumë çmime iu dhanë CR7, lojtari më i mirë në Lindjen e Mesme, si dhe golashënuesi më i mirë i vitit 2023 dhe lojtari më i dashur nga fansat. Partnerja e kampionit portugez nuk ka mundur ta mbajë dot emocionin.
Kështu është shprehur Ronaldo me rastin e ndarjes së çmimeve: “E gjithë kjo nuk do të ishte e mundur pa dashurinë dhe mbështetjen e familjes sime dhe veçanërisht të partneres sime. E di që ndonjëherë jam pak i mërzitshëm, por ata e dinë se sa shumë të rëndësishëm janë për mua”.