“Gërdeci”/ Kërkoi 90 dëshmitarë, SPAK pranon 52, mes tyre Bumçin e Berishën. Shtyhet seanca ndaj Mediut

e47e9c82f5cf4fcb91470f0e26504994

e47e9c82f5cf4fcb91470f0e26504994

Është shtyrë për më datë 29 shtator seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për çështjen Gërdeci.

Ish-ministri përmes avokatit të tij, kërkoi në seancën e 8 shtatorit thirrjen e 90 dëshmitarëve, por SPAK ka pranuar vetëm 52 dëshmitarë, mes të cilëve Shkëlzen Berishën dhe Aldo Bumçin.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre në shpërthimin që vrau 26 persona: burra, gra e fëmijë.

GJKKO ka pranuar më herët kërkesën që pjesë e seancave të jenë edhe familjarët e viktimave si palë e procesit ku gjykohet ish-ministri Mediu.

Vendimi i GJKKO-së është cilësuar “një fitore e vogël që e kemi kërkuar që prej vitit 2009” nga familjarët e viktimave.

Më 13 dhjetor të 2022-shit, ish-ministri i Partisë Demokratike gjatë qeverisjes së Sali Berishës, Aldo Bumçi u thirr në SPAK ku u mor në pyetje lidhur me hetimet për çështjen e Gërdecit, si person në dijeni.

Më pas më 26 janar të 2023, në SPAK u paraqit dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Hetimet për Gërdecin, ku emri i Shkëlzen Berishës është i përfshirë, kanë qenë arsyeja e paraqitjes së tij në SPAK. Asokohe Shkëlzen Berisha mohoi të kishte lidhje me ngjarjen.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.