Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ku pritet të mbahet seanca gjyqësore e radhës për dosjen “Gërdeci”.
Në seancën e kaluar të mbajtur më 10 janar, dëshmitar në gjyq ishte edhe ish-drejtori i ndërmarrjes MEICO, Ylli Pinari i dënuar me 15 vjet burg për masakrën e Gërdecit. Ai u lirua pas 6 viteve në qeli, i cili ia faturoi të gjithë përgjegjësinë Forcave të Armatosura.
Ish-drejtori i ndërmarrjes MEICO, Ylli Pinari, i dënuar me 15 vjet burg për masakrën e Gërdecit, dhe i liruar para kohe pas vetëm 6 viteve në qeli, ia faturoi krejtësisht përgjegjësinë Forcave të Armatosura.
Duke folur për mediat pas seancës së 10 janarit, Pinari theksoi se si Forcat e Armatosura ashtu edhe kompania kontraktore “MEICO” nuk kanë kryer asnjë nga detyrat që u përcakton legjislacioni, vendimet e qeverisë dhe urdhrat e ministrit
“Shpërthimi është përgjegjësi e Forcave të Armatosura. Ato nuk kanë kryer asnjë nga detyrat që u përcakton legjislacioni, vendimet e qeverisë dhe urdhrat e ministrit. Për mua është përgjegjësi e tyre të të operatorit që duhet të zbatonte rregullat që ne i kishim caktuar në kontratë”, deklaroi ai.
Ai theksoi se “MEICO” kishte për detyrë të merrte në dorëzim dhe të dorëzonte municionin.
“MEICO kishte detyrën të merrte në dorëzim dhe të dorëzonte municionin, kaq. Vet statusi i MEICO është ndërmarrje që përfaqëson interesat e pronarit të mallit, që ishin Forcat e Armatosura, dorëzonte mallin dhe të gjitha arkëtimet e lekëve kalonin në buxhetin e shtetit”, deklaroi jashtë GJKKO, Ylli Pinari.
Marrëdhënia mes qenit dhe pronarit është gjithmonë e veçantë. Kaq e veçantë, saqë kur të…
Një histori e trishtë e një zogu shtegtar (gushkuq) ka ngjallur emocione tek shumë njerëz.…
George Russell dominon Çmimin e Madh të Las Vegasit pasi u nis nga vendi i…
25 Nëntori shënon Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Kjo ditë u caktua…
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të…
Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kanë zhvilluar një bisedë telefonike…
This website uses cookies.