Categories: AktualitetLajme

“Gërdeci”/ Mediu: E rëndësishme që të thirren dëshmitarët, edhe ata që ndodhen jashtë vendit

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka përfunduar dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e Gërdecit, ndërsa në një deklaratë për mediat theksoi se është e domosdoshme që të thirren dëshmitarët. Mediu u shpreh se duhet të dëshmojnë edhe persona që nuk janë brenda vendit dhe po ashtu të rithirren edhe personalitete ushtarake.

Është e domosdoshme të thirren dëshmitarët. Edhe ata që nuk ndodhen brenda vendit ka mënyra për të dëshmuar. Bëj thirrje në emër të të vërtetës që gjithsecili të flasë dhe të tregojë të vërtetën siç është. Është shumë e rëndësishme të rithirren personalitetet ushtarake. Nuk janë personalitet që kanë qenë jashtë marrëdhënies me Ministrinë e Mbrojtjes. Po ashtu edhe  personalitete të SHBA dhe ministrat që unë kam kërkuar të thirren. Ne do ta kishim si një vlerësim për të parë deri në fund për shmangien e çdo keqkuptimi të ndarjes së rolit të civilëve me rolin e ushtarakëve në një Ministri Mbrojtje, përndryshe do ecim me konceptin e vjetër që ushtria është e partisë dhe partia bën si të dojë me partinë”, u shpreh Mediu.

Lidhur me dëshminë e Shkëlzen Berishës, Mediu tha se djali i ish-kryeministrit nuk ka lidhje me të në këtë proces.

U duk qartë dhe nga dëshmia e Shkëlzen Berishës që ai nuk ka asnjë raport me Fatmir Mediun në lidhje me këtë proces. Këto janë insinuata të ngritura”, theksoi Mediu.

Për mediat, Shkëlzen Berisha tha se kishte zhvilluar biseda me Mediun, por për çështje personale dhe jo në lidhje me Gërdecin. Thirrjen e tij në seancë, Berisha e konsideroi si “teatër politik”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Deri në 500 bashki në Ballkanin Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas

 Deri në 500 bashki nga i gjithë Ballkani Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas.…

21 hours ago

Manastirliu: Kredi me interes zero për blerje banese për 90 mësues, afati për aplikim deri më 9 prill

Për të dytin vit radhazi mësuesit do të mbështeten me kredi me 0% interes për…

21 hours ago

Shuk Gurakuqi, ish ministri i Financave i dënuar nga regjimi komunist në burgun e Burrelit

 Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot intelektualin, financierin, ish-ministrin e shtetit shqiptar,…

21 hours ago

Presidenti Pellegrini: Pa rajonin, BE s’është e plotë. Begaj: Sllovakia, avokate e fortë e jona në procesin integrues

Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian ka qenë në fokus të…

21 hours ago

Mish qengji i pjekur në kos – Sekretet e recetës me shije fantastike

Përgatitja e Mishit të Pjekur të Qengjit në Kos 1 kg mish qengji 1 një…

22 hours ago

Andrea Berta, drejtori i ri sportiv i Arsenalit

Vendimi dihej prej disa ditësh, por në këto orë do të mbërrijë edhe njoftimi zyrtar:…

22 hours ago

This website uses cookies.