Gërdeci, nis në GJKKO seanca ndaj Mediut. Ish-ministri i drejtohet ekspertëve: Cilat janë përgjegjësitë e mia për dëmin financiar?
Ka nisur në Gjykatën e Posaçme seanca në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu lidhur me çështjen e Gërdecit.
Të pranishëm në seancë janë i pandehuri Mediu bashkë me dy avokatët e tii, Henrik Ligori dhe Ardian Visha, 5 ekspertët Bexhed Zeqiri, Ymer Stafa, Rasim Metallari, Latif Çela, dhe Mondi Hoxha, të cilët kanë përcaktuar dëmin ekonomik të shkaktuar nga shpërthimi i 15 marsit 2008, familjarët e Erison Durdës dhe avokati mbrojtës Dorian Matlia.
Ish-ministri i është drejtuar ekspertëve duke i pyetur se cilat ishin përgjegjësitë e tij si ministër në atë kohë, për dëmin financiar të shkaktuar nga shpërthimi.
“A mund te na thoni se në këtë akt ekspertimi ekonomiko-financiar, cilat janë përgjegjësitë e ministrit? Kush është dëmi ekonomik nga urdhrat e ministrit? Çfarë ka bërë ministri që ka sjelle dëm ekonomik, me urdhrat, aktet, shënimet…? Ku është përgjegjësia e ministrit në këtë akt ekspertimi? Çfarë dëmi financiar i ka shkaktuar buxhetit të shtetit? Besoj e kanë dijeninë e aktit. Unë po kërkoj në mënyrë shumë korrekte, kërkoj te di ku janë përgjegjësitë e ministrit për dëmin financiar?
Ju jeni thirrur në cilësinë e ekspertit ekonomiku-financiar, në pyetjet që ka bërë prokuroria, ka pyetje te karakterit ligjor. I jeni përgjigjur ju këtyre pyetjeve, apo i keni refuzuar? Cilësinë e përgjigjes e ka prokurori. Prokuroria ju ka kërkuar nëse aktet de facto të vëna në dispozicion të Ministrisë së Mbrojtjes janë të rregullta , te plota… kjo pyetje është brenda sferës suaj të ekspertizës? Është pyetja e parë, faqja e parë. Kush konsiderohet de facto dhe kush konsiderohet de jure?”, ka deklaruar Mediu.
Gjatë seancës ka pasur edhe debate mes avokatit të Mediut, Ardian Visha gjyqtaren Irena Gjoka, për marrjen në pyetje të ekspertit.
Debati:
Visha: Ne kemi një ndarje në pyetjet tona. Keni ndonjë titull akademik në profesionin qe keni?
Eksperti; Jo nuk kemi.
Visha: Çfarë akti keni, si jeni certifikuar?
Eksperti: Në vitin 2008 jam certifikuar.
Visha: Si jeni përzgjedhur si ekspert nga prokuroria në vitin 2008? Kush jua komunikoi qe jeni ekspert i çështjes?
Eksperti: Nuk jam ekspert i licensuar.
Visha: Kush ju njoftoi që do jeni ekspert për këtë çështje?
Irena Gjoka-ekspertit: Nuk do përgjigjesh.
Visha: Nuk më ndaloni dot për procedurën, për te pyetur se kush e përzgjodhi.
Visha: Jeni ekspert i licencuar?
Eksperti: Jo.
Irena Gjoka: I tërhiqet vëmendje Ardian Vishës, ka shkelur kodin e etikes.
Visha: Po prokurori?
Gjoka: Ulu, dhe njëherë fole do dalësh jashtë.
Visha: Me gjithë dashurën e madhe për ju dhe respektin, nuk ju lejoj. Të mos lejohet eksperti të japë përgjigjen, ju nuk ju lejohet. Nuk kam dëshirë te punoj kështu.
Visha: Mos lejoni të ndërhyrje prokuroria, nuk kemi ndërhyrë kurrë ne. Kush ju ka thënë qe do jeni ekspert në këtë çështje?
Gjoka: Nuk pranohet pyetja.
Visha: Ku punonit ju në kohën kur u caktuat ekspert?
Eksperti: në ministrinë e financave.
Visha: Sa kohë keni punuar për te bëre aktin?
EKsperti: Nuk e mbaj mend, disa muaj.
Visha: Sa herë jeni mbledhur gjatë kësaj periudhe:
Gjoka: Nuk pranohet pyetja.
Eksperti: Nuk mbaj mend, kanë kaluar 17 vjet.
Visha: Ka mundësi të mos ndërhyrje asnjë njeri? Kush e ka shkuar aktin?
Eksperti: Të gjithë bashkë.
Visha: Si e ndaji punën?
Eksperti: Te gjithë bashkë.
Visha: Kush e ka shkuar?
Eksperti: Të pestë bashkë.
Visha: Për pjesën ushtarake çfarë keni shkruar ju?
Eksperti: Unë nuk merrem me pjesën ushtarake.
Visha: Mbi materialet që ju ka vënë në dispozion prokuroria, çfarë volumi kishte materiali?
Gjoka: Nuk pranohet pyetja. Bëj kujdes me pyetjet që bën.
Visha: A mund ti bëni ju pyetjet? Ne të rrejmë kot. Ku i lexonit materialet, në çfarë ambienti, në çfarë selie?
Gjoka: Nuk pranohet pyetja.