Gërryerja e tokës / Pëllumbi: Investimi duhet të vijojë deri tek ura e Bahçallekut
Problemi i gërryerjes së tokave në Shkodër është mjaft i mprehtë. Dhjetëra herë, përmes mediave, banorë të Berdicës, por edhe zonave të tjera, e kanë ngritur këtë problem duke kërkuar edhe ndërhyrjen e autoriteteve shtetërore. Më në fund ndërhyrjet kanë nisur përmes disa fazave. Për administratorin e njësisë Berdicë Ndërtimi i argjinaturës parandalon erozionin i cili ndër vite ka gërryer tokën e banorëve.
Ky investim duhet të vijojë thotë administratori, të paktën edhe me një gjatësi prej 700 metër linear deri tek Ura e vjetër e Bahçallëkut, në mënyrë që të mbrojë edhe tokat e kësaj zone.
Në kuadër të masave parandaluese për sezonin e dimrit, Bashkia Shkodër pritet të ndërhyjë në rrjetin e kullimit. Njësia administrative Berdicë vazhdimisht ka qënë ndër zonat më problematike sa i takon fenomenit jo vetëm të erozionit, por edhe përmbytjeve.