Gerta Mahmutaj sjell “Ty”, histori personale? Këngëtarja: Nuk ka jetë pa lëndime…

Gerta Mahmutaj sjell Ty histori personale Kengetarja Nuk ka jete

Gerta Mahmutaj sjell Ty histori personale Kengetarja Nuk ka jete

Gerta Mahmutaj sjell “Ty”, histori personale? Këngëtarja: Nuk ka jetë pa lëndime

Gerta Mahmutaj sapo ka prezantuar këngën më të re të titulluar “Ty”. E ftuar në emisionin “Në radio” të gazetarit Andri Xhahu, këngëtarja zbulon detaje nga ky projekt muzikor. “Ishte dëshira ime që këtë këngë ta bëja me Fatjon Miftarin, kompozitor, producent dhe pianist shumë i talentuar. Fatjoni është nga Kosova, i cili punon me Ylli Limanin dhe shumë këngëtarë të tjerë të njohur. Nisi nga një bisedë shumë e thjeshtë, dëgjova demon në studio, pastaj na erdhi vija melodike. Ky është bashkëpunimi ynë i parë por nuk do të jetë i vetmi.”

Teksti është shkruar nga Elsa Raçi. E pyetur për vargjet “Gjithçka kisha ty t’i dhashë, askush si unë ty s’të ka dashtë. Sa më lëndove.”, të cilat ngritën dyshime në publik, Gerta shpjegon: “Nuk e di pse njerëzit kanë bërë një lidhje me mua. Ka pasur nga ata që në inbox më kanë shkruar se sa bukur e paske shkruar tekstin. Ndërkohë nuk është një tekst i shkruar nga unë. Po të ishte për mua, do të kisha bërë disa ndryshime. (qesh) Nuk ndërhyra fare në tekst sepse përveç se i përshtatej linjës së këngës, ashtu i ka ardhur Elsës frymëzimi për këtë këngë dhe nuk ka të bëjë fare me jetën time.”

Ngacmimit të Andrit nëse ajo që është shkruar në tekst ndodh në të vërtetë, Gerta i përgjigjet: “Kjo ka qenë pikëpyetja më e madhe e njerëzve. Punë e madhe. I ka jeta të gjitha këto.”

Duke qenë se kënga flet për një lëndim në dashuri, a e ka përjetuar Gerta një ndjesi të tillë? “Do gënjeja nëse do thoja ‘Jo’. Nëse nuk lëndohemi në jetë, nuk ka kuptim. Një jetë pa lëndime, dashuri dhe zhgënjime nuk ka. Të gjitha nuancat duhen ndjerë sepse kështu kupton veten dhe merr mësimet e duhura të jetës.”

E pyetur se në ç’fazë të jetës është tani, Gerta tregon: “Jam shumë mirë. Jam në një fazë të qetë. Kështu do ta përcaktoja periudhën të cilën po jetoj. Jam e fokusuar te vetja, te projektet e reja, te këngët. Nuk dua të tingëlloj egoiste por mendoj që gjithsecili duhet ta bëjë këtë gjë sepse në fund të ditës vetëm me veten ngelemi.”

Kënga “Ty” e sjell këngëtaren krejt ndryshe dhe ajo ndihet mirë me Gertën e re. “Jam ndjerë shumë mirë. Nga momenti kur kam dëgjuar këngën dhe tekstin mendova se më përshtatet. Kam dëshirë të eksperimentoj.”




Burimi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.