Gërvalla: Drafti për Asociacionin nuk është shumë i mirë, ka sfida
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se drafti i Asociacionit i propozuar nga diplomatët euro-amerikanë nuk ofron asnjë lloj autonomie për veriun e Kosovën.
Ndaj Gërvalla vijoi se institucionet e Kosovës nuk do të pranojnë asnjë lloj drafti që është në dëm të vendit.
“Drafti nuk ofron asnjë lloj autonomie për veriun e Kosovës dhe nuk është ferë pyetja pasi përgjigja nuk varet nga ne. Po të ishte për neve si qeveri ne menjëherë të nesërmen do të kishim publikuar. Kjo është kërkesë e atyre që fasilitojnë procesin e negociatave të cilët na kanë lutur (për mospublikim).
Drafti është jo shumë i mirë ka shumë sfida, respekton shumë prej shqetësimeve tona prej të kaluarën dhe mendoj se është një bazë e mirë për të punuar me të. Mirëpo ne nuk jemi të tillë që në njërën anë i themi partnerëve tanë që respektojmë konfidencialitetin dhe në anën tjetër ju japim juve mediave drafte të caktuara.
Ju lus të keni pak durim sa i përket draftit, pasi ju siguroj se nuk ka asnjë tentativë apo përpjekje dhe vullnet të kësaj qeverie dhe institucioneve për të pranuar drafte të cilat janë në dëm të Kosovës”, tha Gërvalla.
Kryediplomatja theksoi se nuk mund të ketë takime trepalëshe në Bruksel, nëse Bashkimi Europian nuk ndëshkon Serbinë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.
“Negociata me Serbinë pas 24 shtatorit, pa marrjen e sinjaleve të qarta nga BE-ja drejtuar Serbisë negociata të kohëve të vjetra nuk do të ketë më. Ne jemi konstruktiv në qasjen ndaj partnerëve tanë por Serbia nuk është e interesuar për dialog”, shto ajo.