Categories: LajmeRajoni

Gërvalla: Drafti për Asociacionin nuk është shumë i mirë, ka sfida

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se drafti i Asociacionit i propozuar nga diplomatët euro-amerikanë nuk ofron asnjë lloj autonomie për veriun e Kosovën.

Ndaj Gërvalla vijoi se institucionet e Kosovës nuk do të pranojnë asnjë lloj drafti që është në dëm të vendit.

Drafti nuk ofron asnjë lloj autonomie për veriun e Kosovës dhe nuk është ferë pyetja pasi përgjigja nuk varet nga ne. Po të ishte për neve si qeveri ne menjëherë  të nesërmen do të kishim publikuar. Kjo është kërkesë e atyre që fasilitojnë procesin e negociatave të cilët na kanë lutur (për mospublikim).

Drafti është jo shumë i mirë ka shumë sfida, respekton shumë prej shqetësimeve tona prej të kaluarën dhe mendoj se është një bazë e mirë për të punuar me të. Mirëpo ne nuk jemi të tillë që në njërën anë i themi partnerëve tanë që respektojmë konfidencialitetin dhe në anën tjetër ju japim juve mediave drafte të caktuara.

Ju lus të keni pak durim sa i përket draftit, pasi ju siguroj se nuk ka asnjë tentativë apo përpjekje dhe vullnet të kësaj qeverie dhe institucioneve për të pranuar drafte të cilat janë në dëm të Kosovës”, tha Gërvalla.

Kryediplomatja theksoi se nuk mund të ketë takime trepalëshe në Bruksel, nëse Bashkimi Europian nuk ndëshkon Serbinë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

Negociata me Serbinë pas 24 shtatorit, pa marrjen e sinjaleve të qarta nga BE-ja drejtuar Serbisë negociata të kohëve të vjetra nuk do të ketë më. Ne jemi konstruktiv në qasjen ndaj partnerëve tanë por Serbia nuk është e interesuar për dialog”, shto ajo.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Investime në Dajç – Bashkia Shkodër pastron kolektorin kullues dhe instalon ndriçimin

Bashkia Shkodër po  investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…

43 minutes ago

Brdaric: Një sfidë e madhe nesër – Ndeshja me Elbasanin për Kupën, trajneri i Vllaznisë shfaqet i matur

Vllaznia ndeshet sërish me Elbasanin, sërish në “Loro Boriçi”, por kësaj here, për Kupën e…

51 minutes ago

Situata virale – Hysa: Kurba ka pësuar një renie të lehtë

Ky dimër ka qënë i  vështirë për virozat stinore, të cilat kanë prekur thuajse çdo…

56 minutes ago

3 vite luftë Rusi–Ukrainë, Rama: “Autopiloti” i SHBA është fikur, Europa të reflektojë thellë

Europa duhet të ndryshojë qasje për sa i përket Ukrainës dhe të tregohet më diplomatike…

58 minutes ago

Amortizimi i rrjetit elektrik – Banorët e fshatit Mali Hebe: Vazhdimisht kemi shkëputje të energjisë

Shtylla që rrezikojnë të bien dhe tela korenti që janë gati thuajse përtokë. Përveçse kanë…

1 hour ago

Turizmi sfida për ekosistemin e liqenit – Ambjentalistët: Aktiviteti njerëzor kërcënues për florën dhe faunën e liqenit të Shkodrës

Pikat e njohura turistike të breg liqenit të Shkodrës, Shiroka dhe Zogaj, po frekuentohen gjithnjë…

1 hour ago

This website uses cookies.