Gëzuar 2024! / RTSH Shkodra ju falenderon për mbështetjen që i keni dhënë gjatë 2023- shit

Rtsh Shkodra foto
Sot është dita e fundit e vitit 2023. Ka qenë një vit me punë dhe përpjekje për të gjithë, edhe për stafin e RTSH SHKODRA.
E ndjejmë për detyrë t’ju falenderojmë për mbështetjen e pakursyer që na keni dhënë çdo ditë të këtij viti, besojmë edhe të 2024- shit që është në prag. Nga ana jonë, ju premtojmë përkushtim, profesionalizëm maksimal në shërbimin tuaj.
Bashkëqytetarët e njohur, si arstistja Elhaida Dani, ish-kapiteni i Kombëtares kuqezi , Rudi Vata dhe trajneri i futbollit, Roland Luçi, kanë uruar RTSH Shkodrën , por edhe të gjithë shkodranët e shqiptarët për një Vit të Ri sa më të begatë e të suksesshëm.


