Gilman Lika, synon të drejtojë Vllazninë, ish- trajneri i Akademisë, sot trajnon në Emiratet e Bashkuara

Ish- futbollisti i Vllaznisë edhe i Kombëtares kuqezi, i cili pas mbylljes së karrierës së futbollit mori detyrën e trajnerit të Akademisë Futbollit Vllaznia duke fituar dy trofe, Kupë dhe Kampionat me U-17, sot trajnon me sukses një Akademi Futbolli në Emiratet e Bashkuara. Në një prononcim të dhënë për mediat, Gilman Lika, fillimisht analizon Vllazninë e Kupave të Europës si dhe prag sezonin e Superiores 2024-205, ndërkohë që më pas edhe flet edhe për aspektin personal, ku pas përfundimit të kursit UEFA Pro, shpalos kandidaturën për të drejtuar Vllazninë.
Opinionet e tij, Gilman Lika i shfaqi për mediat, mbasi ndoqi nga afër ndeshjen miqësore të Vllaznisë B me Vllazninë U21, ku në lojë ishin disa futbollistë të perspektivës, të cilët ai i ka trajnuar në ekipet e Akademisë Vllaznia.