Giovanni Peragine Arqipeshkvi i Shkodër-Pult/Selia e Shenjtë pranon propozimin e arqipeshkvit Massafra
Shkëlqesia e tij Tij , Giovanni Peragine do të jetë Arqipeshkvi i Arqidioqezës Metropolitane Shkodër-Pult. Në ambientet e Katedrales së Shën Shtjefnit, në praninë e klerit të dioqezës, meshtarëve dhe rregulltarëve u bë publikimi i emrit i cili do të jetë pasardhësi i Imzot Angelo Massafra.
Selia e shenjtë në Vatikan ka pranuar emërimin e tij pas propozimit të arqipeshkëvit Angelo Massafra. Brenda këtij viti ai do të marrë detyrën e Arqipeshkëvit të ri të Shkodrës. Peragine më herët ka mbajtur një sërë detyrash të rëndësishme mes tyre edhe ipeshkëv iJugut.