“Giro d’Italia” 2025 do nisë nga Shqipëria, Rama: Jemi një Itali në anën tjetër të detit

Shqipëria, Rama

Për herë të parë, Shqipëria vitin e ardhshëm do të jetë vendi nga do të nisë gara e famshme çiklistike “Giro d’Italia”.

Në konferencën e së hënës përkrah organizatorëve të eventit, kompania RCS Sport, kryeministri Edi Rama tha se eventi do të sjellë vëmendjen shumë të dëshiruar te zhvillimi më tej i hovit turistik në vend.

Jam shumë i kënaqur të them që kemi marrë nga RCS Sport konfirmimin që Shqipëria është zgjedhur për nisjen e madhe 2025. E di që zgjedhjet janë shumë e shumë vende konkurrojnë për të mirëpritur nisjen e garës, që është një traditë e re, prandaj jam edhe më i lumtur që kemi mundur shumë të tjetër që janë më të mëdhenj e sigurisht më të pasur. Gjithashtu për t’ju treguar vendin tonë të mrekullueshëm 800 milionë spektatorëve në 200 stacione televizive në mbarë botën, të cilat e transmetojnë drejtpërdrejt Giro d’Italia.

Shqipëria ka bërë hapin e madh në Ligën e Kampionëve të turizmit dhe duam të qëndrojmë aty. E dimë mjaft mirë se në këtë Ligë ka një konkurrencë të pabesueshme, sepse konkurrojmë me vende të cilat janë të hapura prej shekujt, kurse ne kemi vetëm 30 vjet e pak më tepër që jemi hapur.

E kam thënë gjithmonë që Shqipëria është një Itali e vogël, ndërkohë tani me këtë nisje jemi vërtet një Itali në anën tjetër të detit, e cila mirëpret një ngjarje që nuk është vetëm sportive, por popullore ku përfshihen të gjithë. Për ne është hera e parë fare, shpresoj jo e fundit. Nuk do të kërkojmë që të bëjmë edhe nisjen e madhe në 2026,” u shpreh kryeministri.

Me humor, kreu i qeverisë tha se ai ishte edhe personi i duhur për të bërë shpalljen për nisjen e madhe.

Jam shqiptari më i përshtatshëm për të prezantuar këtë ngjarje të madhe, sepse i vetmi mjet që di t’i jap është biçikleta. Nuk bëj shaka. Nuk di t’i jap makinës, nuk di të pilotoj avionin, di vetëm t’i jap biçikletës,” tha z. Rama.

Shqipëria, Rama

Etapat e “Giro d’Italia” pritet të prezantohen më 13 janar.

Aktiviteti do të realizohet në bashkëpunim të ngushtë me strukturat shqiptare të pushtetit qendror e lokal.

Tri turet fillestare do të nisin më 9 maj 2025 nga bashkia e Durrësit (gjatësia e turit 164 km), më tej në Tiranë (10 maj, gjatësia e turit 13,7 km) dhe në Vlorë (11 maj, gjatësia e turit 160 km).

Ne do të qëndrojmë në Shqipëri për 1 javë. Kemi 3 etapa, por i gjithë karvani i çiklistëve do të jetë këtu, sepse ne lëvizim tre mijë persona. Do të kemi shumë njerëz, shumë mundësi. Unë shpresoj vetëm te dielli dhe te gëzimi i shqiptarëve, sepse shpresoj që do të dalin në rrugë dhe do të bëjnë tifozllëk. Janë tre etapa shumë të bukura, të spikatura edhe nga pikëpamja turistike. Do të jetë një festë e madhe për të gjithë,” deklaroi Paolo Bellino, drejtuesi ekzekutiv i RCS Sport.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.