Lajme

“Giro d’Italia 2025”, evenimenti sportiv do të nisë për herë të parë nga Shqipëria

Në maj të vitit 2025, Shqipëria do të mirëpresë nisjen e garës çiklistike “Giro d’Italia”. Nisja e madhe do të jetë nga Shqipëria, që shënon vendin e 15 në historinë e garave që zhvillohet jashtë Italisë në 108 edicionet e saj.

Garën do ta hapë qyteti i Durrësit më 9 maj, ku çiklistët do të përballen me një pistë malore të vështirë që do t’i çojë drejt kryeqytetit, Tiranë, ndërsa rrugëtimi do të ketë një distancë prej 164 kilometrash.

Për lajmin ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili thekson rëndësinë e këtij evenimenti duke shprehur krenarinë për Shqipërinë që do të jetë pjesë e një prej garave më të mëdha sportive në botë

Ky eveniment ka një audiencë prej mbi 800 milionë shikuesish nga 200 vende të ndryshme, duke bërë që Shqipëri të jetë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare përmes këtij eventi sportiv të madh.

“Mirëmëngjesi dhe me lajmin se “Nisja e Madhe – Grande Partenza” e Giro d’Italia nga Shqipëria, majin e ardhshëm (një nga evenimentet sportive më të ndjekura në botë, me mbi 800 milionë shikues përmes ekraneve në 200 vende të botës), është publikuar në 70 shtete të ndryshme nga 700 burime informacioni, uroj ta keni sa më të paqtë këtë javë të fundit të vitit”, shkruan Rama.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

4 hours ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

5 hours ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

5 hours ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

5 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

5 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

5 hours ago

This website uses cookies.