“Giro d’Italia 2025”, Suzuki do të jetë motori zyrtar i garës
Organizatorët e “Giro d’Italia 2025” kanë bërë me dije se çiklistët do të asistohen nga skuadra të pajisura me motora Suzuki ndërsa edhe kamerat në terren do të montohen në këto mjete.
Dje u bë zyrtar version i motorit Suzuki V-Strom 800DE, i cili do të jetë i lyer me ngjyrën rozë ashtu si edhe fanella që mban lideri i kësaj gare.
Për “Giro d’Italia 2025” Suzuki ka bërë me dije se do të vendosi në dispzicion një flotë prej 46 motorash.