Numri një i “Rcs MediaGroup”, Urbano Kairo, ka qenë euforik gjatë prezantimit të “Giro 2025”. Biznesmeni i njohur italian në fjalën e tij ka treguar shifra të rëndësishme sa i përket “startit të madh” dhe eventit në tërësi.
“Prezenca e Shqipërisë na nderon dhe na gëzon tej mase. Mendoj se miku im Rama ka bërë zgjedhjen e duhur pasi vendi i tij meriton 700 milionë spektatorët nga 200 vende të ndryshme që do të njihen me Shqipërinë nëpërmjet turit tonë”, tha Urbano Kairo.
“Jam po aq i emocionuar sa Rama pasi dëshiroja që ‘Giro d’Italia’ të prekte disa vende dhe këtë vit kemi shtuar një copëz të rëndësishme kësaj tabloje”, tha 67-vjeçari.
Në këtë edicion të “Giro d’Italia”-s Shqipëria i shtohet 15 rajoneve të Italisë, të cilat do të përshkohen nga garuesit për fanellën e famshme rozë.
Edicioni i 108-të i “Giro d’Italia” do të jetë i veçantë pasi dizniveli do të jetë rekord, 52.500 metra në ngjitje (20% më shumë se ai i ediconit të 2024) në një rrugëtim të gjatë plot 3.413 kilometra.
Roberta Flack, këngëtarja legjendare fituese e Grammy, e njohur për klasikët si "Killing Me Softly…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka propozuar një ide të re që mund të ndryshojë mënyrën…
Marrëveshja e SHBA me Ukrainën për shfrytëzimin e tokave të rralla është jashtëzakonisht kritike. Elementet…
Në 74-vjetorin e vrasjes së 22 intelektualëve nga regjimi komunist, Departamenti i të Përndjekurve në…
Panairi i Edukimit, një projekt mbështetës për të rinjtë gjimnazistë të veriut të Shqipërisë, po…
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i pranishëm në tryezën e organizuar nga…
This website uses cookies.