Giroud largohet nga Milani, francezi do të vazhdojë karrierën në MLS
I ardhur nga Chelsea në vitin 2021, në tre vitet e kaluara te Milani, sulmuesi francez ka lënë vërtetë gjurmë, duke shpërbërë mallkimin e numrit 9 me gola dhe duke hyrë në zemrat e tifozëve kuqezi.
Por tani në moshën 38-vjeçare Olivier Giroud ka vendosur të largohet nga Milani për t’i dhënë fund karrierës së tij në MLS me fanellën e Los Angeles FC.
Marrëveshja për një vit e gjysmë me klubin amerikan tashmë është nënshkruar, francezi do të qëndrojë në Kaliforni deri në dhjetor 2025, mungojnë vetëm njoftimet zyrtare nga palët e përfshira.