Gjadri në pritje të riaktivizimit të marrëveshjes me Italinë – Kampi i refugjatëve funksional, personeli vijon punën

kampi i gjadrit

Teksa riaaktivizimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, pritet të arrihet brenda këtij muaj, qendrat pritëse në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës janë gati për të rinisur funksionin.

 Pas vendimit të gjykates Italiane, e cila i dha të drejtë Qeverisë, duke u shprehur se është kjo e fundit që i përcakton vendet e sigurta, ne kampin e Gjadrit dhe Qendren pritëse të Shengjinit kane nisur përgatitjet për pritjen e kontigjentit të emigranteve të cilët pritet të mbërrijnë në brigjet e Shëngjinit.Vemendja më e madhe është e përëëndruar tek kampi i Gjadrit i cili pavarësisht pengesave të drejtësisë Italiane, vijon të jetë i hapur, konform rregullave dhe protokollit të përcaktuar. Kampit ruhet përgjatë 24 oreve nga karabinieret Italian të cilët qëndrojnë në ambjentet e brendshem si dhe policia shqiptare e cila është vendosur përreth tij.

Ndërsa numri i punonjësve të tjere shqiptar dhe italianë pritet të shtohet me vënien në funksion të kësaj strukture, e cila është ngritur për pritjen e emigranteve. Pas dështimit të dy operacioneve të para në tetor dhe nëntor, kjo prove e tretë e Qeverisë Italiane po shihet me mjaft interes, nëse marrëveshjen mes shqiperisë dhe Italisë për emigrantet do të funksionoje, pasi vete Kryeministria e Italisë Giogia e Meloni është shprehur e vendosur për realizimin e këtij objektivi, që sipas saj është përshendetur nga të gjitha vendet e bashkimit evropian. Sipas marrëveshjes me Italinë të nënshkruar mes dy qeverive më 6 nëntor të vitit 2023, porti i zbarkimit të refugjateve nga vendet e treta është Shëngjini, ku është ngritur qendra pritëse, ndërsa në Gjadër është ngritur kampi , ku do të qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.