gjadri
Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët e kanë kthyer fshatin Gjadër në Lezhë në qendër të vëmendjes, teksa pjesë e zonës ushtarake nën administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes, është parashikuar të vihet në funksion të refugjatëve. Ende nuk ka të dhëna zyrtare në lidhje me projektin, por sipas burimeve godinat e braktisura do të restaurohen për tu kthyer në kampe për refugjatët, por në funksion të tyre do të jetë dhe pista e aviacinonit e cila ka një distancë të konsiderueshme nga qendra e fshatit.Zona ku do të vendosen refugjatët do të administratohet nga shteti Italian, i cili do të garantojë dhe sigurinë ndërsa kampet që do të ngrihen nuk do të pengojnë punën e bazës ushtarake të Gjadrit e cila vijon të jetë funksionale. Ndërkohë marrëveshja për refugjatët është objekt i kthyer në objekt diskutimi mes banorëve në fshatin Gjadër.Ata kanë mendime të ndryshme në lidhje me këtë çështje, por të gjithë kërkojnë që të garantohet siguria për ta me qëllim që refugjatët të mos kthehen në shqetësim në përditshmërinë e tyre.
Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë, parashikon ngritjen e dy qendrave për refugjatët në zonën e Lezhës.Pika pritëse do të jenë në portin e Shëngjinit dhe nga aty do të transportohen me autobusë 35 km më larg në strukturën që do të ngrihet në Gjadër për akomodimin e tyre, deri sa të shqyrtohen kërkesat për azil.
Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…
Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…
Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…
Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
This website uses cookies.