Gjakova mirëpret radiot shqiptare / Edicioni i 14-të i Radiofest, rikthehet pas 5 viteve mungesë
Rikthehet pas 5 vitesh Radiofest në Gjakovë, Festival i krijimeve radiofonike i ideuar dhe organizohet nga radio e këtij qyteti. Në këtë garë çmime të rëndësishme rrëmbyen edhe radio Tirana, Gjirokastra, Shkodra dhe Radio Kukësi.
Aktiviteti nisi me nderimin e kolegëve gazetarë në mbarëshqiptarinë të cilët janë larguar nga jeta, por që kanë kontribuar në radio dhe veçanërisht në radiofest, mes të cilëve Zana Dibra, një nga ikonat e Radio Shkodrës.
Ndërkaq gara fokusohej në tre zhanra, spote publicitare, ku fitoi Radio Tirana, raportim ku fitoi radio Sharri dhe reportazhi ku fitoi radio Kukësi. Gazetari i Radio Shkodra dhe RTSH Shkodra Mario Gjini, fitoi çmimin si zëri më radiofonik.
Momente të veçanta në radiofest ofroi edhe kori Besa me këngë patriotike dhe gjakovare. Festivali radiofest u mbështet financiarisht nga Drejtoria e Kulturës në Gjakovë.