Categories: LajmeSportFutboll

Gjasula para Moldavisë: Ndeshje e rëndësishme, si një finale

Gati për dy sfidat e fundit, fillimisht me Moldavinë në transfertë e më pas me Ishujt Faroe në “Air Albania”. Grumbullimi i kuqezinjve ka nisur dhe atmosfera është mjaft pozitive. Mesfushori Klaus Gjasula, në një intervistë të dhënë për fshf.org ka theksuar se të gjithë janë gati për aktin final.

“Ne e kemi parë të gjithë që Moldavia është një kundërshtar shumë i fortë, nuk kanë humbur asnjë ndeshje, e kemi mundur vetëm ne në Tiranë. E dimë që ndeshja është shumë e rëndësishme si një finale. Të dy ndeshjet e radhës janë si finale për ne. E dimë që është ndeshje shumë e vështirë, por ne kemi vetëbesim”.

“Kemi zhvilluar një fushatë kualifikuese shumë të mirë dhe  jemi gati për këtë ndeshje. Duhet të bëjmë detyrat tona, duhet të jemi gati. Duhet të kemi vetëbesim dhe të vazhdojmë të punojmë si çdo herë. Jemi shumë të motivuar, me thënë të drejtën muajt e kaluar, ndeshjet në Tiranë dhe jashtë mbështetja ka qenë e shkëlqyer”.

“Unë vetë nuk kam ndjerë ndonjëherë në karrierën time një mbështetje të tillë dhe ka qenë shumë gjë e mirë, prandaj dhe paraqitjet e skuadrës kanë qenë shumë të mira. Mbështetja është shumë e rëndësishme për ekipin tonë – përfundon Klaus Gjasula.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Conte: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, kam humbur dhe fituar tituj në javën e fundit

Napoli luan nesër në transfertë kundër Leçes një sfidë që mund të rezultojë vendimtare në…

5 hours ago

Montohet oxhaku në Kapelën Sistine, “lajmëtari” i botës për zgjedhjen e Papës së ri

Konklava e vitit 2025 po afron dhe bashkë me të vëmendja e botës katolike është…

5 hours ago

Mbreti i Jordanisë vizitë në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku…

5 hours ago

Njoftim Zyrtar i Radio Televizionit Shqiptar

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dëshiron të informojë publikun që sot po qarkullojnë online një seri…

5 hours ago

“Program i prekshëm për zonat rurale”/- Kandidati Ted Kopliku dhe drejtuesi politik i PD-së, Luçiano Boçi,  takime në Rrenc

Nga fshati Rrenc i njësisë Administrative Gur i zi, kandidati i PD-së, Ted Kopliku,  kërkoi…

6 hours ago

Beci pret familjen Alijahaj – Kryebashkiaku: Do bëjmë çdo përpjekje për të lehtësuar rrugën e kësaj familje

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti në zyrën e tij znj. Alijahaj, për t’u…

7 hours ago