Gjasula: Po të ishim më të qetë mund të kishim fituar

Mesfushori kuqezi, Klaus Gjasula, shkaktoi autogol, por më pas shënoi dhe golin e barazimit 2-2 me Kroacinë. Pas ndeshjes ai u shpreh: “Ishte shumë e vështirë kur zbrita në fushë, jo vetëm për autogolin, por dhe për disa situata të cilat nuk i bëra mirë. Por deshi zoti që të kisha mundësinë të shlyeja gabimin dhe të shënoja golin e barazimit”
“Në minutat e para ishim skuadra më e mirë në fushë, por më pas toleruam. Po të ishim më të qetë, mund të kishim fituar këtë sfidë. Patjetër që do provojmë me Spanjën”.