Gjata: SPAK po vepron me dy standarde dhe i ndikuar politikisht. Qëllimi është që të largojnë Berishën nga Parlamenti
Juristi i njohur Çlirim Gjata i ftuar në emisionin “EKSPRES” në RTSH, ka komentuar kërkesën e SPAK në Parlament për të ndryshuar masën -nga detyrim paraqitje në arrest për ish-Kryeministrin Berishën.
Gjata tha se SPAK po vepron me dy standarde dhe po përdoret politikisht.
“SPAK po vepron politikisht. Po vepron me dy standarde me gjithçka që po ndodh sepse halli i tyre është që ta largojnë nga Parlamenti me këto që po ndodhin. Edi Rama nuk e përballon dot Sali Berishën opozitar në parlament. Sepse nuk ka një kryetar partie me aktiv se sa Sali Berisha, qoftë dhe vetëm Kryeministri Rama”, shprehet ai.
Sipas tij, Rama sot ka frikë të përballet me opozitarizmin e Sali Berishës dhe gjithashtu nuk do që të krijohen komisionet hetimore sepse vetë Rama dhe qeveria e tij del keq para çdo komisioni.
“Jepi të drejtat opozitës, sepse asnjë vend në BE nuk ta pranon këtë parlament që ka bërë sot Rama. Opozita ka të drejtë Kushtetuese të kontrollojë mazhorancën, pse nuk po i japin komisionet parlamentare ? Rama ka frikë nga komisionet hetimore dhe shkel Kushtetutën me fuqinë e votës”.
Juristi i njohur është i mendimit se nuk ka asnjë masë që duhet të merret për Sali Berishën për një ligj që ka miratuar 15 vjet më parë, kur është ende në fuqi.
“Një Kryeministër ndiqet penalisht kur nënshkruan kapitullimin, kur pranon pushtimin, cenon integritetin territorial, shet sovranitetin e vendit, jo për ligj sepse ligji është ende në fuqi dhe nëse duhan ata ta godasin në Gjykatën Kushtetuese”.
Gjata gjithashtu është ndalur duke komentuar dhe marrëveshjen për emigrantët me Italinë. Sepse tij, Parlamenti po shfrytëzon vonesat kohore dhe po përdoret për të kaluar marrëveshjen pa u gjykuar nga Kushtetuesja.
“Është gabim kushtetues se marrëveshjet ndërkombëtare sepse Gjykata mund ta marrin në shqyrtim po u ratifikuar në Parlament. 1/5 e deputetëve të Kuvendit ka dërguar një padi në Kushtetuese dhe si rrjedhojë nuk mund ta marrin në shqyrtim tashmë nëse ratifikohet nga Parlamenti.”
Në kontekst ai theksoi se, Parlamenti duke abuzuar me faktorin kohë po rrëzon Gjykatën Kushtetues. Kushtetuta nuk mund të parashikojë gjithçka , as marrëzitë e çdo qeveritari në detyrë. Gjykata Kushtetuese duhet të ndërhyje. Kushtetuesja duhet të japi pezullim ose ta shtyjnë.