Gjekmarkaj dhe Bardhi në Bundestag: “Zgjedhorja” sipas rekomandimeve të OSBE/ ODIHR
Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD së Rithemelimit Gazment Bardhi, kanë zhvilluar sot një takim me Kryetarin e Komitetit për Çështje Evropianë në Bundestag, Anton Hofreiter.
Nëpërmjet një njoftimi për media, mësohet se deputetët demokrat me z. Hofreiter ndanë pikëpamjet mbi integrimin e Shqipërisë në BE, duke u ndalur te procesi i Berlinit.
Gjithashtu në takim janë folur dhe për çështje që kanë të bëjnë me Reformën Zgjedhore, arresti i ish-kryeministrit Sali Berisha, etj.
“Së bashku me z. Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të PD dhe Nënkryetar i kësaj partie, u pritem nga Kryetari i Komitetit për Çështje Evropianë në Bundestag z. Anton Hofreiter, me të cilin bashkëndamë pikëpamjet tona mbi integrimin e Shqipërisë në BE, si dhe e falënderuam për mbështetjen e pakursyer që Gjermania i ka dhënë vendit tonë në këtë proces e jo vetëm gjatë 34 viteve pluralizëm”tha Gjekmarkaj.
Sipas tij, në takime është theksuar rëndësia e procesit të Berlinit dhe mbështetjen që Opozita i ka dhënë atij që në gjeneze. I shprehem shqetësimet tona për stanjacionin e Reformës Zgjedhore e cila me patjetër duhet të reflektojë rekomandimet e OSBE – ODIRH për zgjedhje të lira e të ndershme dhe barazi të pjesëmarrësve në zgjedhje.
“Edhe në këtë takim rrëfeva sagën e trishtë të arrestimit të Liderit të Opozitës Sali Berisha pa akuze e pa hetim, duke e shndërruar atë në një subjekt nën ligjin, duke prekur ad persona nenin 73 të Kushtetutës për ndëshkim. Opozita dhe PD e bashkuar janë realitet por ende peng i vendimeve gjyqësore që nuk respektojnë sensibilitetin shoqëror i cili pret sa me shpejt nga ata një vendim”.