Categories: LajmePolitikë

Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Vjedhja e legalitetit të opozitës, atentati ndaj demokracisë

Zëvendës Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj i ka dërguar një letër Gjykatës së Apelit për logon dhe vulën e Partisë Demokratike.

Gjekmarkaj shkruan se “një sagë e pandershme luhet mbi fatin Partisë Demokratike në dyer gjykatash, e cila si një ‘patate e nxehtë’ kalon sa në një nivel në tjetër gjykimi duke mos e ndarë ligjërisht atë që është e qartë në gjithçka e për gjithkënd.”

Ndaj duke iu drejtuar gjykatës, ai shkruan se gjykatat kanë detyrën që të japin drejtësi, dhe sipas tij, mënyra se si është trajtuar çështja e vulës së PD-së.

“Gjykatat kanë detyrën e shenjtë e të vështirë të japin drejtësi. Me këtë vetëdije PD ka votuar Reformën në Drejtësi dhe ka mbështetur drejtësinë e re. Drejtësia nuk mundet e nuk duhet të sillet si palë politike. Ajo duhet të jetë e baraslarguar njësoj nga të gjithë. Mënyra se si është trajtuar çështja e ‘vulës’ se PD-së i ka shndërruar në perceptim organet e drejtësisë për një kohe të gjatë në aleate të pushtetit të Edi Rames” shprehet ai.

Prej shumë kohesh një sagë e pandershme luhet mbi fatin Partisë Demokratike, vazhdon Zëvendëskryetari  Gjekmarkaj, partisë më të madhe të opozitës, në dyer gjykatash e cila si një “patate e nxehtë” kalon sa në një nivel në në tjetër gjykimi duke mos e ndarë ligjërisht atë që është e qartë në gjithçka e për gjithkënd. Për një parti politike në çdo manual gjenden plot përkufizime të cilat konvergojnë në faktin se aty ku është anëtarësia, trupa politike, deputetet, grupi parlamentar, delegatët që mblidhen në Kuvend Kombëtar, Institucionet që ai prodhon nga Kryetari, Kryesia, Këshilli Kombëtar, aty është sigla që e formojnë dhe përkufizojnë atë.

Sakaq vazhdon ai, “opozita në çdo vend demokratik është ana tjetër e sistemit, balancuesja dhe kontrolluesja e tij. Anarkia legale për fatin e Opozitës e komprometon rënde çdo gjykatës që është marrë me këtë çështje duke mos e zgjidhur atë në mënyre të qartë e përfundimtare duke bashkuar aktin juridik me vullnetin e anëtarësisë. Së fundmi Gjykata e Lartë përcaktoi me kompetencë dhe profesionalizëm sinorët ku Gjykata e Apelit duhet të mbështetet për ta zgjidhur në mënyrë definitive këtë çështje”.

Duke vazhduar më tej, deputeti demokrat pjesë e Rithemelimit, shkruan se, “fati i Opozitës lidhet drejtpërdrejt me fatin e Shqipërisë, me jetën demokratike në vend, me zbatimin e Kushtetutës dhe ligjit, me parimet universale të një demokracie liberale e funksionale. Kjo çështje nuk mund të zvarritet dhe nuk mund të manipulohet sepse do të ishte një atentat i mirëfilltë, një puç konstitucional në jetën politike të vendit, një prishje e rregullave demokratike të lojës, ndërhyrje në garën politike në favor të pushtetit, duke detyruar thelbin e sistemit dhe duke minuar jetën institucionale në vend”.

“Paqja kërkon katër kushte themelore: të vërteten; drejtësinë; dashurinë; dhe lirinë”, na mësonte Papa i madh polak Gjon Pali. Prandaj dhe Shqipëria pret prej jush! Opozita është ajo që na ka munguar gjatë e pa të cilën ishim një popull i shtypur, një popull pa sistem drejtësie të vërtetë. Sot ju gjyqtarë të nderuar mund të kontribuoni që demokracia shqiptare të mos merret zvarre, duke u ngritur në lartësinë e misionit fisnik që kryeni, pa u bërë palë me armiqtë e opozitarizmit. Duke shpresuar se ju do ti ktheni legalitetin PD dhe Opozitës si nocion juridik, duke njohur atë që populli dhe qytetarët ja kanë dhëne prej kohesh, ju nderoni togën, sensin e drejtësisë dhe na motivoni për t’ju mbështetur sa më shumë, pa kompromis, në pavarësinë tuaj” shkruan ai.

E vërteta për Opozitën është e vërtetë për Shqipërinë dhe shtetin ligjor e demokratik. Ajo nuk mund te merret peng. Asnjeri prej jush nuk mund e duhet të jete kaq guximtar sa ti dëmtoje interesat madhore të Shqipërisë, popullit të saj dhe demokracisë, duke zvarritur një çështje që ka interes madhor publik. Nëse nuk respektohet drejtësia shtetet kthehen në banda të mëdha hajdutesh. Vjedhja e legalitetit të Opozitës do të ishte atentati më i madh ndaj demokracisë shqiptare. Një guxim kësodore nuk duhet ta ketë asnjë qytetar i kësaj Republike që aspiron lirinë, demokracinë, prosperitetin, anëtarësimin në BE dhe forcimin e miqësisë me SHBA- atë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Formula 1/ Hamilton bën 30 xhiro në Fiorano, tifozët nuk përmbajnë gëzimin

Për Ferrari-n ka qenë një ditë historike ajo e sotmja pasi Ljuis Hamilton ka bërë…

12 hours ago

I ftohti arktik në SHBA – Regjistrohen 9 viktima, 4 nga hipotermia

Një stuhi e fortë arktike përfshiu disa shtete jugore në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë…

12 hours ago

Subjektet akomoduese, status special edhe për 3 vite. Tabaku: Kundër ligjit me porosi

Me propozim të deputetit Blendi Klosi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutuan disa…

12 hours ago

PD denoncon PS: Hap zyrë elektorale në Selanik dhe e maskon si të KQZ-së

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka vënë në dispozicion makinerinë shtetërore për të siguruar…

12 hours ago

Dhunimi i Vladimir Bruçit, vetëdorëzohen në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani

Janë vetëdorëzuar në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, në lidhje me ngjarjen e rrahjes…

12 hours ago

SHBA tarifa tregtare e BE-së dhe Kinës – Trump njoftoi edhe një investim madhor për inteligjencën artificiale

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Rusinë me sanksione dhe tha se lufta në Ukrainë nuk…

13 hours ago

This website uses cookies.