Gjekmarkaj: PD e bashkuar t’i rikthehet misionit të saj në Kuvend

Nënkryetari i Parlamentit, deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj e konsideron  jetike për fatet e opozitës por dhe të ardhmen e vendit bashkimi i opozitës në 20 shkurt.

I ftuar në “Ekspres” Gjekmarkaj u shpreh se mazhorancës e kishte çuar në një pikë opozitën që gjithçka ishte anormale por ishte kjo protestë që përmbysi Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe që ngjalli instiktin bazik të shoqërisë që zgjohet.

“Partia Demokratike është një parti që ecën, me impenjimin që interesat e qytetarëve do të mbrohen po aq sa ëndrra e tyre për t’u qeverisur ndershmërisht dhe me standarde demokratike. Shumë gjera kanë marr formën e vetë, kanë marr trajtën që duhet të marrin dhe nuk ka më dilema se kush është opozita e Shqipërisë” ,tha ai.

Por tani thotë Gjekmarkaj, dilemat tani janë në kampin e qeverisë, në raport me kushtetutën, në raport me ligjin dhe në raport me transparencën.

“Këto janë disa nga shkaqet që na kishin çuar drejt një anormaliteti sepse më shumë se kushdo tjetër opozita kërkon normalitet për të shpalosur platformën e saj politike dhe të komunikojë me qytetarët” thekson deputeti i demokrat.

Gjekmarkaj shprehet se opozita nuk doli në shesh për inat e as të udhëhequr nga urrejtja, por nga dashuria për dinjitetin njerëzor, nevoja jetike për liritë e drejtësinë, për të tashmen e të ardhmen e Shqipërisë të rrezikuara sot.

“Ndaj ne kemi protestuar dhe jemi ende në protestë me shpresën që Kryeministri dhe qeveria. Padyshim që Berisha ka mbështetësit e vetë stoik por në protestë besojë që ka pasur nga të gjitha flukset se ajo ishte një protestë aq madhështore , aq emocionuese është më shumë se sa mbështetje ndaj një individi”.

Sakaq ai theksoi se , “protesta është vullnet i bashkimit të demokratëve, është përkrahje të qëndresës së tyre në parlament dhe është instikti bazik i shoqërisë që zgjohet. Në momentin që PD e bashkuar fillon merr veten, mendoj që i rikthehet misionit të saj për atë që ka funksionuar deri tani, si aset i Shqipërisë”.

Deputeti i PD-së ka komentuar dhe situatën në kampin opozitar duke thënë se përderisa shumica është me ish-kryeministrin Berisha, të gjithë duhet të  respektojmë këtë mbështetje që ai gëzon.

“Unë i kam bërë betejat e mia por gjithmonë mendoj që PD-ja duhet të gjej një lider përtej Sali Berishës dhe Bashës. Madja mendoj që përtej Bashës e ka gjetur sepse koha ai ishte një lider që mbahej nga shpatullat e Sali Berishës dhe përtej kësaj nuk mbërriti dot. Ndërsa me z. Berisha koha tregon që i ka dhënë të drejtë atij sepse ka shumicën dhe në demokraci duhet respektuar pesha e numrave” tha Gjekmarkaj.

Protesta e 20 shkurtit, shton ai,   tregoi që PD përmbysi bulevardin dhe është në krye të opozitarizmit shqiptar. 

“Edhe për z. Basha duhet të jetë rruga e hapur e bashkimit, por mendoj që dhe z. Basha të ketë dëshirën e njëjtë dhe të ndërpresë këtë lidhjen sentimentale që ka me qeverinë. Socialistët kanë një strategji për ta poshtëruar opozitën. Nuk komunikon me ne por propozimet e tyre i hedhin në publik dhe po deshët miratoni po s’deshët mos miratoni”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.