Gjeli i detit produkt ‘luksi’/Qytetarët : Çmimi i lartë nuk e përballojmë dot

gjeli 1
Këtë vit, gjeli i detit do t’u kushtojë më shtrenjtë familjeve shkodrane. Çmimi i tij është rritur me 200 lekë më shumë për kilogram, i cili këtë vit po shitet 1200 kg
Fermerët të cilët tregtojnë në rrugën nacionale Shkodër-Lezhë pranë fshatit Mabë, një ndër zonat e njohura për rritjen dhe tregtimit e gjelit të detit, thonë se shkak është bërë rritja e kostos së rritjes së tyre.Gjeli i detit pavarësisht se është një asortiment i cili nuk mund të mungojë në natën e ndërrimit të viteve, çmimi i lartë i tyre duket se i ka stepur qytetarët.
Qytetarët kanë gjetur si zgjidhje blerjen e tyre në kushte frigoriferike pasi janë më të lirë.