Gjenden 1000 fara kanabisi, ishin për shitje, policia e kap “mat” të riun në aksin Shkodër-Lezhë
Si rezultat i një hetimi proaktiv, të ndjekur për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, Komisariati i Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin Krenar Medja 37-vjeç, banues në Lezhë. Nga kontrolli fizik i kryer në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, këtij shtetasi iu gjetën 1000 fara cannabisi, të cilat i posedonte për t’i shitur, me qëllim kultivimin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.