Gjendet i pajetë në apartament, viktima ishte pushues në Shëngjin, policia nis hetimet

Një pushues është gjetur i vdekur paraditen e kësaj të marte në një apartament në zonën e Kunes në Shëngjin. Trupi i pajetë i viktimës u dërgua në morgun e spitalit të Lezhës, ku pritet t’i nënshtrohet një autopsie për të zbuluar shkakun e vdekjes. Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Paraprakisht në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshimet janë për një vdekje natyrale, por do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që të përcaktojë më qartë se çfarë ka ndodhur me pushuesin.