Categories: LajmeKronikë

Gjendet i pajetë në banesë 71-vjeçari / Policia dyshon se ky shtetas e ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak

Një 71-vjeçar është gjetur pa shenja jete paraditen e së martes në qytetin e Shkodrës. Ai është gjetur në banesën e tij ku jetonte në lagjen “Perash ” rreth orës 07:20. Policia thotë se 71-vjeçari me iniciale B.B është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune brenda në banesë.  Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. Ndërkohë në një tjetër njoftim policia tregon se Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 39 vjeçar, banues në Itali, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë parash një shtetasi nga qyteti i Shkodrës. Sakaq Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 19 vjeçar banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në mënyrë të parregullt.  Po ashtu Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shetas i moshës 60 vjeç banues në Shkodër, pasi ka goditur me grushte një bashkëqytetar të tij.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Hamilton-Leclerc, “çifti” më i bukur i F1

Hamilton-Lëklerk është dyshja e pilotëve që do të marrë vëmendjen më të madhe gjatë botërorit…

1 hour ago

Dybala përmbys Porton, Roma në 16-she

Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Europa League, Roma erdhi nga prapa për të…

1 hour ago

Europa League, Fenerbahce siguron kualifikimin

Fenerbahce shkon në raundin e 1/8-tave të Europa League. Në ndeshjen e dytë të zhvilluar,…

1 hour ago

Zyrtari amerikan kritika Zelenskyt: Ndalo së kritikuari Trumpin, nënshkruaj marrëveshje minerale

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë i kanë thënë Ukrainës që të ndalojë keqardhjen ndaj Donald…

1 hour ago

Incidenti ajror në Toronto/ Kompania kompeson secilin udhëtar me 30 mijë dollarë

Delta Air Lines ka njoftuar se do të ofrojë një kompensim prej 30 mijë dollarësh…

1 hour ago

Kryesia e PD miraton listën e kandidatëve që do hyjnë ne primare më 1 mars

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listat e kandidatëve që do të garojnë me njëri-tjetrin…

1 hour ago

This website uses cookies.