Gjendet i pajetë në një kantier ndërtimi punëtori 40-vjeçar në Lezhë
Një punëtor është gjetur i vdekur brenda një objekti në ndërtim në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se personi i moshës rreth 40 vjeç është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Lezhës, ku do t’i nënshtrohet mjekësisë ligjore.
Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një aksident në punë apo punëtori të ketë gjetur vdekjen nga shkaqe të tjera. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton atë që ka ndodhur.