Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një i ri është gjetur i vrarë me armë zjarri në Shkodër gjatë orëve të para të pasdites së sotme.
Sipas burimeve policore, bëhet fjalë për shtetasin 20-vjeçar, Paulin Preka , i cili është qëlluar disa herë me armë zjarri.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 14:50 në fshatin Guci e Re, ku i riu u gjet pa shenja jete në oborrin e banesës së tij.
Pas lajmërimit nga familjarët, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupet e Forcës Kombëtare të Sigurisë.
Deri tani nuk ka informacione rreth shkaqeve të vrasjes së të riut, ndëkohë që për banorët e fshatit Guci e Re , ngjarja ishte e papritur, pasi i riu Preka nuk njihej si person problematik.
Policia bën të ditur se është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Forcat e policisë po krehin të gjithë zonën, jo vetëm të fshatit Guci e Re , por edhe në fshatrat përreth.