Gjendet në bregdetin e Rrjollit trupi i pajetë i 70-vjeçarit

policia shkoder 1
Velipojë/Informacion paraprak
Rreth orës 07:50, në bregdetin e Rrjollit, është gjetur trupi i pajetë dhe pa shenja dhune, i shtetasit Y. H., 70 vjeç, banues në Tiranë, i cili ditën e djeshme, kishte dalë për peshkim me shokët e tij. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.