Gjendet në Meksikë veza flamingo 12,000-vjeçareNjë vezë e lashtë fosile flamin…

Gjendet ne Meksike veza flamingo 12000 vjecare Nje veze e lashte

Gjendet ne Meksike veza flamingo 12000 vjecare Nje veze e lashte

Gjendet në Meksikë veza flamingo 12,000-vjeçare

Një vezë e lashtë fosile flamingo mes 8,000 dhe 12,000-vjeçare është zbuluar në një kantier për ndërtimin e një aeroport të ri në Meksikë.

Veza e ruajtur në mënyrë të jashtëzakonshme nga periudha e Pleistocenit (epoka gjeologjike që zgjati nga shek. 2.58 milion deri në 11,700 vjet më parë, që përfshin periudhën më të fundit të Tokës të akullnajave të përsëritura), është tepër e rrallë.

Ky është zbulimi i parë i këtij lloji nga familja e flamingove Phoenicopteridae në Amerikë dhe i dyti në botë, sipas institutit të trashëgimisë meksikane INAH.Fosili i vezës së flamingos u gjet në një thellësi prej 31 centimetrash, gjatë ndërtimit për aeroportin e ri Felipe Angeles në shtetin e Meksikës.

Veza fosile nënkupton se flamingot dikur lulëzonin në Meksikën qendrore. Lloji i sotëm amerikan i flamingos, i njohur për pendët e tij rozë të ndezur, gjendet kryesisht në Amerikën e Jugut, Karaibe, gadishullin Jukatan dhe bregun juglindor të Shteteve të Bashkuara.

Burimi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.