Gjendet një trup i dekompozuar / Policia e ka identifikuar si një 49- vjeçar, me precedentë kriminalë

gjendet nje trup

Trupi i dekompozuar i një personi  është gjetur mëngjesin e kësaj të enjte në trafikndarësen e autostradës Milot- Thumanë, në afërsi të fshatit Shullaz të Kurbinit.

Kanë qenë punonjësit e mirëmbajtjes së kësaj rruge, ata që sinjalizuan menjëherë policinë e shtetit.

 Sipas verifikimeve paraprake, dyshohet se trupi i npërket një shtetasi 49- vjeçar nga Laçi, i cili është identifikur, por emri nuk bëhet publik për arsye të kptueshme.

Dyshimet janë se ky shtetas ka humbur jetën kohë më parë, ndoshta i përplasur nga ndonjë automjet që kalonte andej.

Trupi i dekompozuar është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore në morgun e spitalit të Laçit, ndërsa vijojnë hetimet në lidhje me rastin.

Paraprakisht, dyshohet se 49- vjeçari mund të jetë i njëjti person që më 15 tetor, pas nje tentative për vjedhjen e një motorciklete, u denoncua nga pronari dhe gjatë largimit u aksidentua në superstradë shumë pranë vendit ku u gjet i pajetë ky shtetas.

 Sipas të dhënave, 49-vjeçari rezulton  të jetë person me precedent  penal për vedhje dhe dhunë në familje, ndërsa nuk rezulton i denoncuar ne polici, si person i humbur.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.