Trupi i dekompozuar i një personi është gjetur mëngjesin e kësaj të enjte në trafikndarësen e autostradës Milot- Thumanë, në afërsi të fshatit Shullaz të Kurbinit.
Kanë qenë punonjësit e mirëmbajtjes së kësaj rruge, ata që sinjalizuan menjëherë policinë e shtetit.
Sipas verifikimeve paraprake, dyshohet se trupi i npërket një shtetasi 49- vjeçar nga Laçi, i cili është identifikur, por emri nuk bëhet publik për arsye të kptueshme.
Dyshimet janë se ky shtetas ka humbur jetën kohë më parë, ndoshta i përplasur nga ndonjë automjet që kalonte andej.
Trupi i dekompozuar është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore në morgun e spitalit të Laçit, ndërsa vijojnë hetimet në lidhje me rastin.
Paraprakisht, dyshohet se 49- vjeçari mund të jetë i njëjti person që më 15 tetor, pas nje tentative për vjedhjen e një motorciklete, u denoncua nga pronari dhe gjatë largimit u aksidentua në superstradë shumë pranë vendit ku u gjet i pajetë ky shtetas.
Sipas të dhënave, 49-vjeçari rezulton të jetë person me precedent penal për vedhje dhe dhunë në familje, ndërsa nuk rezulton i denoncuar ne polici, si person i humbur.
Gjimnazi “28 Nëntori” organizoi një aktivitet në kuadër të 7 Marsit. Dedikim i veçantë ishte…
Projekti infrastrukturor Velipojë- Shëngjin, me vlerë 3.8 miliardë lekë, po shkon drejt përfundimit dhe pritet…
Do të mbyllet për një periudhë 1-vjeçare platforma TikTok. Vendimi u mor këtë të enjte…
Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ka dhënë disa detaje mbi ligjin për lejimin e kultivimit…
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka zhvilluar një takim me gjyqtarët e…
Gjykata e Lezhës ka lënë në arrest me burg 46- vjeçarin Jetmir Llanaj, i cili…
This website uses cookies.