Një pikturë e artistit austriak Gustav Klimt, që besohej e humbur për 100 vjet, është gjetur në Vjenë. Portreti i “Fraulein Lieser” dikur i përkiste një familjeje hebreje në Austri dhe u pa për herë të fundit në publik në 1925.
Fati i saj pas kësaj është i paqartë, por familja e pronarëve aktualë e ka pasur pikturën që nga vitet 1960. Shtëpia e ankandit “Kinsky” vlerëson pikturën me vlerë më shumë se 54 milion dollarë. Portreti do të dalë në ankand më 24 prill në emër të pronarëve dhe pasardhësve ligjorë të familjes Lieser.
Kjo bazohet në Parimet e Uashingtonit, një marrëveshje ndërkombëtare për kthimin e artit të grabitur nga nazistët tek pasardhësit e njerëzve nga ata u morën citon BBC.
Para ankandit, piktura do të prezantohet në vende të ndryshme ndërkombëtare, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Zvicrën, Gjermaninë dhe Hong Kongun, tha shtëpia e ankandeve. Portreti dikur i përkiste familjes Lieser, të cilët ishin industrialistë të pasur hebrenj në Vjenë.
Nga Hasi, mes emocionesh, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, zhvilloi një komunikim të…
Rritja e taksave dhe tarifave, pensionet e ulëta që nuk mbyllin as shërbimet bazike dhe…
I veçantë ishte takimi i radhës i kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Ted Kopliku.…
Nëpërmjet fuqizimit të vajzave dhe grave u zhvillua në gjimnazin “28 Nëntori” Shkodër faza finale…
“Fushata elektorale po ndikon drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të qytetit”. Kështu është shprehur kryetari…
“Integriteti mediatik gjatë periudhës zgjedhore” ishte tema e një sesioni informues të zhvilluar sot në…
This website uses cookies.