Gjendet trupi i pajetë i 49-vjeçarit, Shkëlqim Kazazi ishte larguar nga shtëpia disa ditë më parë
Rreth orës 11:25, në ujërat e lumit Buna, në afërsi të fshatit Pentar, është gjetur nga familjarët trupi i pajetë i shtetasit Shkelqim Kazazi. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Policia njofton se ky person rezulton i zhdukur që nga data 13 prill, kur vëllai i tij bëri denoncimin se 49-vjeçari ishte larguar nga banesa. Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.