Gjendet trupi i pajetë i Edison Uruqit – Ishte zhdukur 4 ditë më parë në lumin e Shalës

Edison Uruqi, i zhdukur prej kater ditësh, është gjendur nga familjarët e tij i mbytur në lumin e Shalës në Koman paraditen e kësaj të mërkurë.
Familjarët e babait të tre fëmijëve e denoncuan në polici zhdukjen e Edisonit, ku sipas tyre kontaktet e fundit më të kanë qënë gjatë të shtunës.
Uruqi u zhduk në mënyrë misterioze teksa ishte duke punuar në një nga bujtinat e zonës. Dyshohet se personi që e kishte marrë në punë, nuk e kishte lënë viktimën në destinacion, pasi aty nuk arrinte varka.
Më pas, kur është rikthyer për ta marrë nuk e ka gjetur më aty. Mendohet që Edisoni ka tentuar të kalojë vetë dhe më pas rrjedha e ka marrë.
Policia vendore e Shkodrës ende nuk ka një komunikim zyrtar mbi shkaqet e ngjarjes së rëndë.