Gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë. Vijojnë kërkimet në lumin Buna për nënën dhe 3-vjeçarin

Palombarët e RENEA-s kanë gjetur trupin e pajetë të fëmijës së dytë në lumin Buna, ndërsa vijojnë kërkimet për nënën dhe fëmijën tjetër. Ndërkaq, ditën e djeshme një prej peshkatarëve në lumin Buna gjeti trupin e pajetë të 9-vjeçares.

“E gjeta në fund të pyllit, isha duke gjuajtur për peshk, veç kur e pashë”, shprehet ai shkurtimisht, i tronditur prej ngjarjes së rëndë.

Ngjarja e rëndë tronditi Shkodrën dhe mbarë vendin kur 39-vjeçarja Alma Arrazi së bashku me tre fëmijët e saj është hedhur në lumin Buna.

Për ngjarjen policia ka arrestuar babain e të miturve, Erdgys Arrazi.

Sipas autoriteteve, dyshohet se nëna dhe fëmijët janë vetëmbytur, veprim i ndërmarrë për shkak të dhunës sistematike që Ergys Arrazi ushtronte ndaj tyre. 39-vjeçarja Alma Arrazi, prej 3 ditësh ishte larguar nga banesa, së bashku me 3 fëmijët.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.