Categories: KurioziteteFLASH

Gjendet unaza 2300-vjeçare në Jeruzalem, ja çfarë përfaqëson

Një unazë tepër e vjetër është gjendur në Jeruzalem. Është e mundur që unaza të sjellë njohuri të reja për origjinën e Jeruzalemit. Ishte zbukuruar me një gur të çmuar të kuq dhe besohet se i përkiste ose një fëmije ose një vajze. E ka origjinën nga epoka helenistike, njoftoi shërbimi kompetent izraelit.“Papritur pashë diçka që shkëlqente”

Një punëtor e gjeti unazën duke shoshitur dheun. Punëtori është pjesë e ekipit që punon në gërmimet arkeologjike të iniciuara bashkërisht nga Instituti i Izraelit për Antikitetet dhe Universiteti i Tel Avivit. Në kantierin “Qyteti i Davidit” kryhen gërmime.

“Papritmas pashë diçka që shkëlqente”, tha punëtori. “Menjëherë bërtita se e kisha gjetur unazën”. Punëtori shtoi se i gjithë ekipi ishte i emocionuar,“Është një pjesë shumë emocionuese, nuk e gjen diçka të tillë çdo ditë”. Ai më pas tha se në të vërtetë gjithmonë donte të gjente diçka prej ari. “Jam shumë i lumtur që ëndrra ime u realizua”.

Unaza tregon një histori të re për Jerusalemin

Stili i unazës tregon epokën persiane dhe helenistike të hershme të fundit të shekullit të 4-të deri në fillim të shekullit të 3-të para Krishtit.

“Në atë kohë, njerëzit filluan të preferonin arin me gurë të çmuar mbi arin e gdhendur”, thuhet në deklaratë. Unaza e artë është një nga një sërë objektesh dhe strukturash të gërmuara, të cilat u gjetën në kantierin e parkingut Givanti në “Qytetin e Davidit”.

Shkencëtarët pjesëmarrës në projektin e gërmimeve thonë se të gjitha këto gërmime do të kontribuojnë në krijimin e një tabloje ndryshe të banorëve të Jeruzalemit në epokën e hershme helenistike.

Për shkak se strukturat e mëparshme dhe objektet e gërmuara të asaj periudhe ishin të rralla, studiuesit supozuan se Jerusalemi ishte atëherë një qytet i vogël, i kufizuar në majën e shpatit juglindor – “Qyteti i Davidit” – dhe kishte burime të kufizuara, shkruan DW.

Tani shkencëtarët i interpretojnë ndërtesat e gërmuara dhe objektet e arit si një tregues se ekonomia ishte në lulëzim dhe se qyteti mund të kishte edhe një status elitar në atë kohë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

1 hour ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

1 hour ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

1 hour ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

2 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

2 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

2 hours ago

This website uses cookies.