Categories: AktualitetLajme

Gjendja e medias në Shqipëri, Çipa: Duhet ndjekur modeli i vendeve të BE-së

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa ka deklaruar se media në Shqipëri ka nevojë për procesin e rregullimit dhe vetërregullimit.

Duke folur në një intervistë për RTSH24, Çipa theksoi se do të duhet që organizatat e Gazetarëve dhe komuniteti i gazetarëve të marrin nisma rregulluese duke i koordinuar ato me nismat vetërregulluese.

Ai vuri në dukje se nismat që vijnë nga klasa politike nuk ka në thelb përmirësimin e situatës mediatike në vend por bartin interesa politike.

Sa herë që shumica politike në Parlament ka pasur nisma për rregullim juridik të marrëdhënieve funksionuese të medias sidomos të raporteve të komunitetit të gazetarëve, ka ardhur prej një vullneti politik, për shkak të një interesi politik, por nuk ka ardhur prej një insistimi për të ndërtuar një nismë e cila duhet të burojë nga grupet e interesit, nga gazetarët.

Madje në këtë pikë ne e kemi kërkuar me këmbëngulje edhe si Union i Gazetarëve që të ndryshojë edhe metodologjia edhe kahu. Do të duhet që organizatat e Gazetarëve dhe komuniteti i gazetarëve të marrin nisma rregulluese duke i koordinuar ato me nismat vetrregulluese. Duhet të ndërtohet një luajalitet koordinues me palët e nismave politike”, u shpreh Çipa.

Kreu i Unionit të Gazetarëve argumentoi se një model i hartuar duke u bazuar në legjislacionin e Bashkimit Evropian do të shërbente një alternativë për të zgjidhur problematikat në peizazhin mediatik shqiptar.

Nismat politike të kenë një adresim me legjislacionin funksional me vendet e Bashkimit Evropian, të përqaset ky legjislacion, të shihen modelet funksionale për specifikat që ofrojnë vendet siç është Shqipëria  dhe më tepër rajoni jonë.

Shpesh është përdorur si argument qasja me një model kroat, me një model slloven apo maqedonas apo etj., që këto nuk janë specifike për realitetin e Shqipërisë.

Nëse do të kishte një vullnet duhet të alernatoheshin ato që quhen tryezat e përbashkëta që të gjithë aktorët potencialë të jenë pjesëmarrës, të gjithë grupet e interesit të përfaqësohen dhe palët e pushteteve të tjera të jenë prezente.  Ky vullnet, ky kolegjialitet është i munguar përgjatë 3 viteve të fundit”, shpjegoi Çipa.

Ndërkaq, në raportin e saj të përvitshëm organizata “Reporterët pa kufij” ka bërë të ditur se Shqipëria ka shënuar përkeqësim në lirinë e shtypit duke bërë që vendi ynë të renditet i fundit mes vendeve të rajonit në Ballkanin Perëndimor që është kandidate për në BE.

“Shqipëria ka shënuar përkeqësim të lirisë së shtypit duke e renditur e fundit mes vendeve të rajonit dhe shteteve kandidate për në Bashkimin Europian. Në Indeksin që përfshin 180 vende, ajo radhitet në vendin e 99-të. Kosova radhitet e 75-ta”, thuhet në raport.

Organizata “Reporterët Pa Kufij” vlerëson se mjedisi për lirinë e shtypit në Shqipëri “është i vështirë”. Ajo ka humbur tri vende krahasuar me një vit më parë, kur listohej e 96-ta”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

21 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

22 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

22 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

22 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

22 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

22 hours ago

This website uses cookies.