Ministri i Brendshëm, Taulant Balla bëri të ditur se qeveria ka miratuar ndryshime në ligjin e prefektit. Duke folur për mediat ministri i Brendshëm, Taulant Balla, e konsideroi si mjaft të rëndësishëm institucionin e prefektit.
Ai theksoi se do të ketë më shumë rol në garantimin e sigurisë.
“Institucioni i prefektit është shumë i rëndësishëm, na duhet ta ngremë rolin e prefektit në pritshmërinë e kësaj qeverie, për një rol sa më të rëndësishëm, një rol udhëheqës.
Prefekti është drejtuesi i të gjitha taskforcave që ne zhvillojmë në kuadër të proceseve qeverisëse në nivel vendor.
Po krijojmë edhe këshillat vendore të sigurisë publike, për të koordinuar më së mirë të gjitha agjencitë ligjzbatuese që lidhen me sigurinë publike në çdo komunitet. I kemi besuar prefektëve rol drejtues për paketën e sigurisë në shkolla dhe na ka rezultuar të jetë një rol efikas, por kemi identifikuar edhe disa ndryshime që lidhen me nevojën dhe e përcaktimit më të qartë”, u shpreh Balla.
Bashkia Shkodër po investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…
Vllaznia ndeshet sërish me Elbasanin, sërish në “Loro Boriçi”, por kësaj here, për Kupën e…
Ky dimër ka qënë i vështirë për virozat stinore, të cilat kanë prekur thuajse çdo…
Europa duhet të ndryshojë qasje për sa i përket Ukrainës dhe të tregohet më diplomatike…
Shtylla që rrezikojnë të bien dhe tela korenti që janë gati thuajse përtokë. Përveçse kanë…
Pikat e njohura turistike të breg liqenit të Shkodrës, Shiroka dhe Zogaj, po frekuentohen gjithnjë…
This website uses cookies.