Gjendje e jashtëzakonshme në Fushë-Arrëz / Kryetari i Bashkisë njofton vendimin e marrë për shkak të motit
Bashkia Fushë-Arrëz ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të denduara të borës. Lajmin e ka bërë të ditur permes rrjeteve sociale kryetari Hil Curri. Sipas tij, ekipi i Emergjencave Civile të bashkisë po punon me të gjithë sektorët për përballimin e situatës.” Bashkia Fushë-Arrëz do të bejë të pamundurën për t’ju gjendur pranë banorëve në të gjithë Njësitë Administrative, Iballë, Blerim, Fierze, Qafë-Mali. Po koordinojmë punën me Emergjencat Civile Kombëtare për të përballuar situatën”,- shkruan në rrjete sociale kryetari i Bashkisë Fushë Arrëz, Hil Curri.