Gjenerali amerikan fluturon për në Izrael mes frikës së sulmit nga Irani
SHBA po dërgon sot në Izrael komandantin e saj të lartë për Lindjen e Mesme përpara një sulmi të mundshëm iranian, sipas dy zyrtarëve izraelitë.
Gjenerali Erik Kurilla, komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së, do të takohet me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant dhe zyrtarë të lartë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, njoftoi Axios.
Zyrtarët izraelitë thanë se po përgatiten për një sulm të paprecedentë direkt nga Irani duke përdorur raketa lundrimi, raketa balistike dhe drone kundër objektivave izraelite.
Kjo vjen pasi udhëheqësi suprem i Iranit tha se Izraeli “duhet të ndëshkohet” për një sulm ajror në një kompleks të ambasadës iraniane në Siri që vrau një gjeneral të lartë iranian.
Një sulm ndaj Izraelit dhe bazave të tij mund të shënojë një përshkallëzim të rëndë në konfliktin rajonal, me Izraelin që ka gjasa të hakmerret me një sulm të drejtpërdrejtë kundër Iranit.
Presidenti i SHBA Joe Biden ka premtuar mbështetjen e tij “të hekurt” për Izraelin dhe se Uashingtoni do të bënte “gjithçka që mundemi” për ta mbrojtur atë nga një sulm nga Teherani.